Zanafilla e Institutit të Mjekësisë Popullore

Fillesat e studimit të mjekësisë popullore dhe produkteve natyrore në Shqipëri datojnë në vitin 1977 me krijimin e Institutit të Mjekësisë Popullore (IMP).

Veprimtaria e këtij instituti, ku morën pjesë një numër specialistësh mjekë e farmacistë në grumbullimin e traditës më të mirë popullore në mbarë vendin tonë, u trasformua me zhvillimin e rreth 12,000 skedave me metoda popullore.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer disa studime të këtyre metodave popullore duke mundësuar evolimin e formave si dhe janë kryer studimet eksperimentale e klinike të tyre, por kjo veprimtari përfundoi në 1992.

Salvia dhe rrugëtimi i produkteve natyrore

Prej 1995, Salvia Produkte Natyrore nisi rrugëtimin në zhvillimin e çajrave bimor & mjekësor, vajrave natyror & suplemente ushqimor duke i dhënë një shtysë inovatore mjekësisë popullore.

Ne kemi investuar në studimin e bimëve mjekësore për shëndetin e njeriut me besimin se natyra mund të ofrojë zgjidhje të qendrueshme për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Produktet tona kanë provuar efektshmërinë në trajtimin e gurëve në veshka, trajtimin e sëmundjeve të prostatës, trajtimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, trajtimin e djegies, të sëmundjeve të aparatit tretës, të aparatit kardio-vaskular.

Prodhimi i vajrave bimor dhe disa metoda të tjera në laboratorin tonë janë metoda autoktone shqiptare të provuara gjerësisht nga studime të shumta të IMP për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Në saj të zbatimit të praktikave të mira të punës, ne garantojmë cilësi në produktet tona.

Eksperienca në prodhimin e përpunimin e bimëve të ndryshme duke ruajtur vlerat e përbërësve aktiv të tyre është forca e produkteve tona sepse janë rrjedhojë e studimeve të shumta të IMP dhe të përvojës tonë shumëvjeçare. Salvia Produkte Natyrore është e përkushtuar në përpunimin e fraksionimin e 77 produkteve të pastra nga kontaminime apo përmbajtje të produkteve me origjinë shtazore.

Vizioni dhe synimi i Salvia

Vizioni ynë është të përdorim bimë që rriten në natyrë e në zonat e larta të vendit tonë ku ruhet edhe biodiversiteti.

Synimi ynë është të ofrojmë produkte të një cilësie të lartë në kushteve higjienike dhe sanitare sipas ligjeve në fuqi përmes përfshirjes së plotë të punonjësve tanë të dedikuar për të arritur besimin dhe kënaqësinë e klientëve tanë. Salvia Produkte Natyrore është e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj përmes përmirësimit të vazhdueshëm të praktikës prodhuese duke ndjekur kërkesat e klientit.