-
by Admin
A keni dëgjuar për Moringa-n dhe superfuqinë e saj?
Moringa njihet si Bima e Mrekullive. Falë vetive shumë të mira nutritive që ka, gjethet e kësaj bime janë të pasura me proteina, vitamina e kripra minerale. Ajo është fantastike për t’u përdorur në sallatra e ndryshme që konsumoni çdo ditë në shtëpitë dhe familjet tuaja. Ose si përbërës shtesë në smoothie plot vlera ushqyese që i përgatisni vetë me aq kujdes. Moringa është e pasur në kalcium, kalium, natrium, hekur, magnez, zink. Prania e këtyre ushqyesve esencialë dhe mineral bën që Moringa të përdoret si një përbërës i vlefshëm në dietat e shëndetshme ushqimore.
Si thoni për një recetë supe të shpejtë dhe të shijshme? Ajo merr më shumë vlera ushqyese nëse i shtoni një lugë pluhuri nga bima e Moringa-s.
Receta:
- 1 lugë gjelle me pluhur Moringa
- 1 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër
- 1 gjysmë qepe e grirë imët
- 1 thelpi hudhër
- 2 patate te qëruara
- 1.25 litër ujë
- 300 gr spinaq
- Një majë luge arrë moskat
- 4 lugë gjelle krem pana
Rezultati? Është më shumë se e shijshme dhe ideale për organizmin tuaj, e pasur me vlera ushqyese dhe jo vetëm. Provojeni dhe do të na kujtoni!
Ju bëftë mirë!
—
Artikull i botuar edhe në Revista Class.